`

Week Of Women

19-23 March, 2018

Çka është Java e Gruas 2018?

Java e Gruas do të mbledhë gratë dhe burra lider të së ardhmes nga të gjitha segmentet e shoqërisë për të marrë pjesë në një javë diskutimi ku ato do të mund të diskutojnë, mësojnë dhe forcojnë shkathtësitë dhe teknikat për tu bërë më efektive në fushën e tyre.

Cila është tema e Javës së Gruas 2018?

“Gati për qeverisje të përgjegjshme” – është tema e përgjithshme e Javës së Gruas 2018. Këtë vit programi synon të zgjeroj njohuritë dhe kuptueshëmërinë e pjesëmarrësve rreth nevojës për qeverisje më të përgjegjshme dhe llogaridhënëse në Kosovë. Diskutimet dhe sesionet për avancim të shkathtësive gjatë Javës së Gruas do të adresojnë temat si integriteti politik, transparenca legjislative, korrupsioni, ekstremizmi radikal, përfshirja e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore të grave, mediat sociale dhe edukimi demokratik. Java e Gruas 2018 do të ofrojë një platformë të hapur diskutimi dhe analiza për politika që ndërlidhen me këta sektorë, në mënyrë që gratë dhe të rinjët liderë të së ardhmes, të jenë të përgatitur, si avokues dhe vendimmarrës ndaj ndryshimeve thelbësore.

Kush do të marrë pjesë në këtë ngjarje?

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë njëqindetridhjetë (130) gra dhe burra duke përfaqësuar partitë politike, kuvendin, qeverinë, qeverisjen lokale, mediat, universitetet, shoqërinë civile dhe biznesin. Java e Gruas në Kosovë do të refektojë po ashtu pjesëmarrjen e barabartë nga të gjitha regjionet e Kosovës si për nga etnia ashtu edhe nga mosha.

Cilat janë punëtoritë gjatë Javës së Gruas?

Të folurit në publik / Trajnere: Pamela Hart Identifikimi i çështjeve me rëndësi/ Trajnere: Maja Nenadovic Edukim Demokratic/Trajnere: Mediat Sociale/ Trajnere: Hannah Starman

250+

FOLËS GJATË JAVËS SË GRUAS NË GJASHTË EDICIONE

24+

Trainerë gjatë javes së gruas NË GJASHTË EDICIONE .

5450+

Pjesmarrës gjatë javës së gruas NË GJASHTË EDICIONE

6+

6 INICIATIVA PëR POLITIKA

Programi

                        

Dita e parë

Lokacioni: Kuvendi i Kosovës

Dita e dytë

Lokacioni:Hotel Emerald

Dita e tretë

Lokacioni:Hotel Emerald

Dita e katërt

Lokacioni:Hotel Emerald

Dita e pestë

Lokacioni:Hotel Emerald

Folësit

Informacione Reth Folësve

Kadri Veseli

Jeta Krasniqi

Rinor Beka

Vjosa Shkodra

Agon Maliqi

Alexander Chavarría

Ardian Gjini

Colleen Hyland

Adriatik Kelmendi

Arian Zeka

Atifete Jahjaga

Besa Ismaili

Fitim Mulolli

Fitore Pacolli

Jetmir Bakija

Rinor Beka

Driton Zeqiri

Hana Limani

Qëndron Kastrati

Ramush Haradinaj

Alexander Chavarria

Blerta Thaçi

Daniel Maksymiuk

Driton Selmanaj

Trajnerët

Informacione Rreth Trainerëve

Info

Pjesëmarësit

Abetare Prebreza është nga Komuna e Fushë Kosovës. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës në Ekonomi, departamenti Menaxhment dhe Informatikë. Tani është Zyrtare e Lartë e Prokurimit në Policinë e Kosovës dhe gjithashtu Eksperte Profesionale e Prokurimit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Abetare Prebreza

Adelina Sokoli është nga Prishtina. Ajo ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik dhe është Zyrtare për Barazi Gjinore në Ministrinë e Infrastrukturës.

Adelina Sokoli

Adnan Zymeri është nga Podujeva. Ai është duke i përfunduar studimet e magjistraturës në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Informatikë. Sa i përket angazhimit politik, Adnani është anëtar i Kuvendit Komunal dhe anëtar i kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së në Podujevë që dy mandate.

Adnan Zymeri

Aferdita Llumnica është nga Komuna e Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet e magjistraturës në fushën e ekonomisë dhe aktualisht është duke studiuar në Fakultetin Filozofik. Aferdita ka filluar angazhimin e saj në jetën politike tashmë 10 vite. Aktualisht është anëtare e kryesisë së Forumit të Gruas së LDK-së dhe Ushtruese e Detyrës e Kryetarës të Forumit te Gruas, dega e parë.

Aferdita Llumnica

Më shumë

Social

Postimet e fundit nga rrjetet sociale