Java e Gruas


Në mbrojtje të demokracisë:Gjithpërfshirja ka rëndësi



Java e Gruas

Java e Gruas (WoW) është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që mbledh në një mjedis ndëretnik, më shumë se 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe akademia, me qëllim të zgjerimit dhe forcimit të kapaciteteve të grave udhëheqëse dhe mbështetjes së tyre për marrjen e pozicioneve më të mëdha drejtuese. Gjatë nëntë vjetëve të fundit, WoW ka ofruar një platformë për debat mbi politika dhe diskutim intensiv me liderë politikë dhe zyrtarë të zgjedhur. Kjo u mundëson pjesëmarrësve t’i mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e tyre dhe në të njejtën kohë të mbështesin zhvillimin e shkathtësive për gratë në lidership në politikë. Që nga lansimi i programit, më shumë se 900 pjesëmarrës, duke përfshirë gra, burra, të rinj dhe minoritete, kanë marrë pjesë gjatë nëntë viteve të fundit. Më shumë se 100 pjesëmarrës të WoW garuan për zgjedhje dhe të paktën 18 morën pozita si ministra, zëvendësministra dhe këshilltarë të lartë të qeverisë, ndërsa gjashtë prej tyre janë bërë deputetë.


Pjesëmarrësit

Folësit

Komunitet

Sponzorët


Fotot






Objektivat

Java e Gruas 2022 do të te organizohet nën temën kryesore "Në mbrojtje të demokracisë: Gjithpërfshirja ka rëndësi" dhe synon të adresojë pabarazinë dhe fuqinë politike midis grave dhe burrave për të përshpejtuar përpjekjet për barazi gjinore.








Partnerët tanë mbështetës!