Dafina Maznikolli, juriste me profeson, është aktiviste dhe anëtare e LVV-së.
Deniz Hajrullahu
Deniz Hajrullahu
Deniz Hajrullahu ka përfunduar studimet për shkenca politike në Universitetin e Prishtinës.
Diellorita Abazi
Diellorita Abazi
Diellorita Abazi është drejtoreshë e organizatës Advocacy for Society Development-AFSD dhe pronare e dy bizneseve.Ka përfunduar studimet bachelor në sociologji dhe master në menaxhim publik dhe politika publike.
Diellza Mehmeti
Diellza Mehmeti
Diellza Mehmeti është programere dhe punon si zyrtare e komunikimit në OJQ-në CSGD - Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore.
Dijellëza Selmani
Dijellëza Selmani
Dijellëza Selmani është zyrtare për protokoll në Ndërmarrjen Publike Komunale “Trafiku Urban” ShA. Ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Donika Ramaj
Donika Ramaj
Donika Ramaj është asistente në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Formimi dhe kualifikimet e saj janë në fushën e ekonomisë, menaxhimit dhe lidershipit.
Donjetë Sheqiri
Doruntina Pllana
Doruntina Pllana
Doruntina Pllana është zëdhënëse e Degës së LDK-së në Vushtrri. Ajo është me profesion ekonomiste dhe punon në departamentin e Shëndetit dhe Sigurisë në ECK.
Dragana Čakarević
Dragana Denić
Drin Veselaj
Drin Veselaj
Drin Veselaj është asambleist në Kuvendin Komunal të Pejës. Ka përfunduar studimet master për marketing.
Driton Syla
Driton Syla
Driton Syla është zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë në Komunën e Skenderajt.
Edona Caraku-Xani
Edona Caraku-Xani
Edona Caraku është anëtare e LVV në qendrën e Skenderajt. Ajo ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik "Hasan Prishtina" ku vijon edhe studimet master.
Egzona Bytyqi
Egzona Bytyqi
Egzona Bytyqi është doktore e mjekësisë si dhe asambleiste në Kuvendin Komunal të Lipjanit nga radhët e PDK-së. Njëkohësisht, ajo është anëare e kryesisë së kësaj partie në Lipjan.
Egzona Salihu-Rexhepi
Egzona Salihu-Rexhepi
Egzona Salihu është mësimdhënëse e gjuhës angleze nga Skenderaj. Krahas mësimdhënies është edhe aktiviste për edukim dhe barazi gjinore. Ka përfunduar studimet master në degën e gjuhës angleze.
Elira Gashi
Elira Gashi
Elira Gashi is a lawyer by profession. She has worked on projects in various institutions, and has also participated in career development training.
Elvira Gjyshinca Vatovci
Ergyle Gjurgjialo
Ergyle Gjurgjialo
Ergyle Gjurgjialo është ndërmarrëse nga Komuna e Prizrenit me mbi 38 vjet përvojë pune.
Ermira Rudari
Ermira Rudari
Ermira Rudari ështe asistente dhe anëtare e LVV-së.Ka përfunduar studimet ne Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ermira Mehmeti
Ermira Mehmeti
Ermira Mehmeti është mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Është gjithashtu edhe këshilltare komunale në Gjakovë nga radhët e AAK-së. Ka perfunduar studimet master shkencor ne mesimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Esra Buçinca
Esra Buçinca
Esra Bucinca është inxhiniere në TCB-KEK si dhe kryetare e forumit të grave të LVV-së në degën e Dardanisë në Fushë Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet për inxhinieri të elektro-energjetikës dhe ato master për mekatronikë.
Fatbardha Reka
Fatbardha Reka
Fatbardha Zogaj Reka është mësimdhënëse e matematikës dhe kryetare e qendrës së LVV-së në Ferizaj. Ajo ka mbaruar studimet për matematikë dhe informatikë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës.
Fatbardha Istrefi Avdiu
Fatbardha Istrefi Avdiu
Fatbardha Istrefi Avdiu është mësimdhënëse në shkollën “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë. Ajo është edhe kryetare e forumit të gruas së LDK-së në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe.
Fatime Qerimi
Fatime Qerimi
Fatime Qerimi është zyrtare për marrëdhënie me publikun në zyrën e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës. Ka përfunduar studimet Master për Administratë Publike dhe Diplomaci.
Fatjona Musliu
Fatjona Musliu
Fatjona Musliu është praktikante në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Ajo është edhe anëtare e Rinisë Demokratike në degën e Mitrovicës. Aktualisht është duke i vijuar studimet në Fakultetin Juridik.
Fexhrie Kastrati
Fexhrie Kastrati
Fexhrie Kastrati është drejtore e përgjithshme dhe ekzekutive e firmës "Dage Perde" SHPK. Ajo është anëtare e Kryesisë dhe Nënkryetare e forumit të gruas së LVV-së në Prizren. Ka përfunduar inxhinierinë e agronomisë dhe zooteknikës.
Fitore Simnica
Fitore Simnica
Fitore Simnica është zyrtare për kulturë në Fushë Kosovë. Ka përfunduar studimet Master për trashëgimi kulturore si dhe është etnologe me profesion.
Fjolla Ibrahimi Starabaja
Fjolla Demaku
Fjolla Demaku
Fjolla Demaku është përfaqësuese në Kuvendin e Rinisë së Kosovës dhe anëtare e bordit të akademisë “Arben Xhaferi”. Është studente e gazetarisë dhe komunikimit masiv.
Fjolla Murati
Florije Neziri
Florije Neziri
Florije Neziri është ekonomiste, me shumë vite pervojë pune në kontabilitet dhe ndërmarrësi. Ajo është e interesuar në politika për fuqizimin e grave dhe vajzave në biznes dhe gjithëpërfshirjen e tyre në politikëbërje.
Florina Beqiri
Florina Beqiri
Florina Beqiri është anëtare e bordit në OJQ Pen dhe aktiviste në OJQ Community Building - Mitrovicë. Është studente e vitit të tretë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.
SS
🍪 We use cookies to ensure you get the best experience on our website.